Skip to main content

Sulmet e panikut paraqesin episode të papritura të frikës intensive të shoqëruara me reagime fizike të fuqishme.

Megjithëse sulmet e panikut nuk janë kërcënuese për jetën, ato mund të jenë të frikshme dhe ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës, por ato nuk janë të dëmshme dhe ne duhet të rrëzojmë idetë e gabuara që i rrethojnë sulmet e panikut për të kuptuar dhe menaxhuar më mirë ndikimin e tyre.

TEMË E NDJESHME E SHËNDETIT MENDOR

Ky artikull përfshinë tema që mund të jenë shqetësuese për disa lexues. Në mbulimin e sulmeve të panikut dhe çrregullimeve të panikut, ne prekim gjithashtu ankthin, simptomat fizike dhe ndjenjat negative.

Ju lutemi vazhdoni me kujdes. Mos harroni: mirëqenia juaj është e para!

Gjatë një sulmi paniku, shfaqen simptoma të fuqishme emocionale po ashtu edhe fizike. Mund të shfaqen shumë shpejt dhe pa ndonjë arsye të dukshme.

Një sulm paniku mund të zgjasë nga 5 minuta deri në 20 minuta. Megjithatë, efektet fizike dhe emocionale të sulmit mund të zgjasin për disa orë.

Simptomat e zakonshme të sulmeve të panikut përfshijnë:

Frymëmarrje e shpeshtë (Hiperventilimi)

Gjatë një sulmi paniku, mund të ndiheni sikur nuk mund të merrni mjaftueshëm ajër ose po luftoni për të marrë frymë. Ky është një reagim i zakonshëm ndaj stresit intensiv.

Palpitacionet e zemrës

Zemra juaj mund të rrahë shpejt, që është një përgjigje tipike e aktivizimit të sistemit ‘lufto-ose-ik’ të trupit tuaj.

Dhimbje gjoksi (kraharori)

Ju mund të përjetoni një dhimbje të mprehtë në gjoks, e cila mund të ju duket alarmante, por është vetëm një simptomë fizike e ankthit.

Të dridhura

Ju mund të vini re se duart ose trupi juaj fillon të dridhet në mënyrë të pakontrolluar, që paraqet një përgjigje fizike ndaj ankthit ose frikës ekstreme.

Djersitje

Djersitja e tepërt mund të ndodhë edhe nëse nuk jeni të nxehtë ose nuk jeni duke bërë aktivitet fizik. Është mënyra se si trupit juaj reagon ndaj rrezikut të përceptuar.

Mendime të shpejta

Mendja juaj mund të vrapojë me mendime, shpesh shqetësuese ose të frikshme, që nuk mund t’i kontrolloni ose ngadalësoni lehtësisht gjatë një sulmi paniku.

Nauze

Ndjenja e shqetësimit ose ndjesia për të vjellur është një simptomë e zakonshme fizike kur trupi juaj është nën stres akut.

Ndjeheni i shkëputur nga trupi juaj

Mund të ndiheni të shkëputur ose sikur jeni vëzhgues i veprimeve tuaja, gjë që mund të jetë një përvojë çorientuese gjatë ankthit intensiv.

Të kuptuarit dhe kapërcimi i tyre

Ndërsa simptomat e një sulmi paniku mund të jenë intensive dhe shqetësuese, është thelbësore të mbani mend se ato janë të përkohshme dhe jo të dëmshme për shëndetin tuaj fizik.

Sulmet e panikut, edhe pse thellësisht të pakëndshme, janë një përgjigje ndaj stresit dhe jo një shenjë e një gjendjeje më serioze mjekësore. Është e rëndësishme të pranohet se këto ndjenja dhe ndjesi do të kalojnë dhe se ekzistojnë strategji dhe trajtime efektive për të ndihmuar në menaxhimin dhe reduktimin e shpeshtësisë së sulmeve të panikut.

Mos harroni, ju nuk jeni vetëm në këtë përvojë dhe kërkimi i mbështetjes nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, si dhe mësimi i teknikave qetësuese, mund të përmirësojë shumë cilësinë e jetës suaj. Mbani gjithmonë parasyshë se me qasjen dhe mirëkuptimin e duhur, është e mundur të kapërceni nëpër ato momente sfiduese dhe të rifitoni një ndjenjë kontrolli dhe paqeje.

Imazhi i një personi që mediton.

MBANI MEND:

Sulmet e panikut, megjithëse janë intensive, nuk janë të dëmshme fizikisht dhe duke e ditur këtë mund t’ua lehtësojë shqetësimin.