A keni përjetuar ndonjëherë një valë ankthi aq të fortë sa të ju ndalë frymën?
Kështu mund ta ketë ndjesinë një sulm paniku. Një minutë je mirë, dhe në tjetrën, zemra të rrahë, po lufton për të marrë frymë dhe gjithçka duket paksa joreale. Sulmet e panikut janë kështu – ato vijnë pa paralajmërim dhe godasin fort. Por mos u shqetësoni, nuk jeni të vetëm në këtë eksperiencë; kjo ndodhë tek shumë prej nesh.
Njohja e këtyre simptomave dhe të dini se si të përgjigjeni është thelbësore në menaxhimin efektiv të një sulmi paniku.
Profesionistët e shëndetit mendor shpesh theksojnë rëndësinë e qëndrimit në një vend gjatë një sulmi paniku. Profesor Paul Salkovskis , Profesor i Psikologjisë Klinike dhe Shkencave të Aplikuara në Universitetin e Bath, thotë: “Përpiquni të vazhdoni të bëni gjëra. Nëse është e mundur, është e rëndësishme të përpiqeni të qëndroni në situatë derisa ankthi të jetë larguar.”
Këshilla praktike:
- Gjetja e rehatisë: Nëse ndjeni se po ju vjen një sulm paniku, përpiquni të uleni në një vend të rehatshëm dhe të sigurt.
- Teknikat e frymëmarrjes: Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj. Praktikoni frymëmarrje të thellë dhe të ngadaltë për të ndihmuar në reduktimin e simptomave të panikut.
- Vizualizimi: Vizualizoni një vend të qetë ose të lumtur. Kjo mund t’ju ndihmojë të shpërqendroni mendjen tuaj nga paniku dhe të sjellë një ndjenjë paqeje.
- Vetëdija: Pranoni se po përjetoni një sulm paniku dhe kujtojini vetes se do të kalojë dhe se ndiheni të sigurt.
Sulmet e panikut, janë të menaxhueshme me teknikat e duhura.
Herën tjetër, provoni këto metoda dhe vini re se si reagon trupi dhe mendja juaj. Me kalimin e kohës, mund të zbuloni se ndiheni më nën kontrollë gjatë këtyre momenteve sfiduese.