Sulmet e panikut: Kuptoni se çfarë nuk mund t’ju bëjnë
Në një epokë të mbushur me ide të gabuara rreth sulmeve të panikut, është thelbësore të ç’mitizoni frikën dhe të kuptoni realitetet e asaj që këto përvoja intensive nuk mund t’ju bëjnë. Ky artikull hedh dritë mbi mitet e zakonshme, duke ofruar njohuri dhe siguri për ndikimin aktual të sulmeve të panikut në mendjen dhe trupin tuaj.
TEMË E NDJESHME E SHËNDETIT MENDOR
Ky artikull përfshinë tema që mund të jenë shqetësuese për disa lexues. Në mbulimin e sulmeve të panikut dhe çrregullimeve të panikut, ne prekim gjithashtu ankthin, simptomat fizike dhe ndjenjat negative.
Ju lutemi vazhdoni me kujdes. Mos harroni: mirëqenia juaj është e para!
Le të thellohemi në këto keqkuptime dhe të zbulojmë të vërtetat pas tyre, duke filluar me një vështrim më të afërt të disa frikave të zakonshme që lidhen me sulmet e panikut .
Humbja e vetëdijes
Përderisa humbja e vetëdijes vjen nga rënia e shtypjes së gjakut, sulmet e panikut zakonisht shkaktojnë një rritje të shtypjes së gjakut.
Dhe ky fakt e bënë humbjen e vetëdijes gjatë një sulmi paniku shumë të pamundur.
Humbja e kontrollit
Sulmet e panikut mund t’ju bëjnë të ndiheni të pafuqishëm për momentin, por veprimet tuaja vazhdojnë të tregojnë
aftësinë tuaj e të pasurit kontrollë, edhe nën ndikimin e ankthit intensiv.
Çmenduri
Është një frikë e zakonshme, por të jeni të sigurt, sulmet e panikut nuk çojnë në humbjen e mendjes së shëndoshë.
Ndjenjat intensive janë të përkohshme dhe nuk barazohen me çmenduri.
Vdekje
Dhimbja e gjoksit e përjetuar gjatë një sulmi paniku mund të jetë e frikshme, por nuk paraqet një sulm në zemër.
Ky shqetësim është zakonisht për shkak të tensionit të muskujve nga reagimi natyral i trupit tuaj ndaj stresit.
Mbytja
Shtrëngimi në gjoks është shqetësues, por nuk është shenjë e mbytjes.
Frymëmarrja e cekët gjatë një sulmi paniku mund të jetë e pakëndshme, por trupi juaj ende po merr oksigjenin që i nevojitet.
Siç e kemi eksploruar, frika që rrethon sulmet e panikut shpesh errëson realitetin.
Mos harroni, të kuptuarit e vërtetë të sulmeve të panikut na jep forcën për t’i përballur ato me njohuri dhe vetëbesim, duke pakësuar frikën dhe të pavërtetat që i rrethojnë.